Sport

“Pallati lundrues” i WAG-ve të Anglisë gjatë Botërorit: Lojtarët janë të ndaluar!...

Bashkëshortet dhe të dashurat e futbollistëve anglezë do të qëndrojnë në lundrimin luksoz ‘MSC World Europe’ gjatë zhvillimit të Kupës së Botës në Katar

4 Nëntor 2022, 14:44 Nga DOSJA

“Pallati lundrues” i WAG-ve të Anglisë gjatë

ANGLI - ‘MSC World Europe’, një anije lundrimi luksoze me vlerë 1000 milionë euro, është nisur për në Doha për të qenë qendra e akomodimi për gratë, të dashurat dhe partneret e futbollistëve të kombëtares së Anglisë gjatë Kupës së Botës ‘Katar 2022’ (nga 20 nëntori deri në 18 dhjetor).

Gazeta 'The Sun' raporton se në këtë anije luksoze bashkëshortet dhe të dashurat e futbollistëve anglezë do të mund të shijojnë sallone bukurie, dyqane të markave më të mira, 6 pishina, 14 xhakuzi me pamje nga deti, shesh patinazhi, 13 restorante, një mikrobirrari e famshme dhe e famshmja ‘The Venom Drop’, rrëshqitja më e gjatë në det.

Si kuriozitet, 'MSC World Europe' është klasifikuar si 'off-shore', në mënyrë që alkooli të mund të konsumohet në ambientet e tij (diçka që nuk lejohet në Katar).

“Pallati lundrues” i WAG-ve të Anglisë gjatë

“Daily Mail” publikon se futbollistët, të cilët do të qëndrojnë në hotelin luksoz ‘Souq Al Wakra’ në Doha nën kontrolle të rrepta anti-covid, nuk do të mund të ngjiten në “pallatin” lundrues, ku do të qëndrojnë bashkëshortet e tyre.

Familjet e futbollistëve do të duhet të paguajnë nga 7 mijë euro që të mund të qëndrojnë në atë anije. Shtypi anglez ende nuk është në dijeni për emrat e WAG-ve, që do të qëndrojnë në atë anije. Gjithsesi, gazeta ‘The Sun’ ka publikuar se modelja Anna Modler është regjistruar për të shoqëruar Eric Dier dhe Georgina Irwin për Aaron Ramsdale.

“Pallati lundrues” i WAG-ve të Anglisë gjatë

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll