Sport

Haaland 'po vret' turizmin në një rajon të Suedisë, faji i të gjithëve është një gabim drejtshkrimor

Erling Haaland iu desh të ndërpresë për momentin marshimin e tij fantastiko-shkencor drejt rekordeve të golave, i detyrua për shkak të një dëmtimi që e bëri të humbiste dy ndeshjet kundër Leicester në Premier League dhe Sevillas në Champions League.

4 Nëntor 2022, 16:13 Nga DOSJA

Haaland 'po vret' turizmin në një rajon të

SUEDI- Erling Haaland iu desh të ndërpresë për momentin marshimin e tij fantastiko-shkencor drejt rekordeve të golave, i detyrua për shkak të një dëmtimi që e bëri të humbiste dy ndeshjet kundër Leicester në Premier League dhe Sevillas në Champions League. Jo keq për skuadrën e Guardiolës që fitoi dy përballjet.

Mirëpo në orët e fundit emri i Haaland ka përfunduar në një histori krejt tjetër që nuk ka të bëjë aspak me topin. Sulmuesi 22-vjeçar e gjeti veten të përfshirë pa vetëdije në problemet turistike të një rajoni të Suedisë. Faji do të ishte thjesht se emri i tij është Haaland. Në fakt, për shkak të gabimeve të shumta drejtshkrimore me të cilat shkruhet mbiemri i lojtarit të City-t nga ata që kërkojnë informacion për të, qarku suedez i Halland rrezikon t'i mohohet ekzistenca në internet.

Në fakt, kushdo që shkruan 'Halland' - në vend të fjalës së saktë 'Haaland', drejtohet automatikisht në faqet me përmbajtje që lidhen me gjigantin norvegjez, pasi algoritmi i motorit të kërkimit supozon se përdoruesi po e kërkon atë dhe thjesht e ka shkruar gabim emrin e tij.

Haaland 'po vret' turizmin në një rajon të

Një gjë e tillë u denoncua pak ditë më parë nga autoritetet lokale të qarkut. Jimmy Sandberg, drejtori i turizmit në Halland County, postoi një mesazh në LinkedIn, duke denoncuar 'zhdukjen' në internet të atij territori të mrekullueshëm që përpiqet t'i bëjë të njohur botës: "HALLAND kundër HAALAND - kështu fillon mesazhi - Të dashur tifozë të futbollit në botë, ne kemi një problem. Popullariteti i Erling Haaland dhe një gabim drejtshkrimor po mbyt rajonin tonë të dashur suedez të Hallandit në internet tani. Prandaj ju lutemi, tifozë të Haaland - na ktheni hashtag-un tonë! ".

Haaland 'po vret' turizmin në një rajon të

Për të parandaluar që gazetarët dhe tifozët e futbollit të vazhdojnë të bëjnë gabime gjatë drejtshkrimit të emrit të sulmuesit, përfaqësuesi i turizmit i rajonit suedez ka shkruar madje një udhëzues të vogël gjuhësor për të korrigjuar drejtshkrimin. "Nëse nuk bëhet asgjë, ne kemi frikë se rajoni ynë i dashur do të bëhet një Atlantis e harruar, një vend i njohur vetëm në tregimet dhe shkrimet e lashta - shkroi Sandberg - Ne gjithashtu do të dëshironim të ftojmë zotin Haaland të vijë dhe të vizitojë Hallandin. Vijnë shumë norvegjezë çdo vit, kështu që ndihet si në shtëpi. Pra, shihemi verën e ardhshme në Halland, Haaland? ".

E.Ç (Dosja.al)

haaland manchester city

Sondazh

Poll