Sport

De Zerbi: "Fitorja me Chelsean? E harruar, të mendojmë tani për ndeshjen e radhës"...

Trajneri italian tashmë e ka lënë pas suksesin ndaj bluve të Londrës dhe po mendon për ndeshjen e radhës që e pret Brightonin e tij, i cili të shtunën, në orën 16:00, do të jetë i zënë në transfertën ndaj Wolverhampton.

4 Nëntor 2022, 18:42 Nga DOSJA

De Zerbi: "Fitorja me Chelsean? E harruar, të mendojmë tani

ANGLI - Fitorja e parë në Premier League nuk harrohet kurrë, sidomos nëse vjen përballë një kundërshtari shumë të fortë si Chelsea. Megjithatë, trajneri Roberto De Zerbi, tashmë e ka kthyer faqen dhe mendon për ndeshjen e radhës që e pret Brightonin e tij, i cili të shtunën, në orën 16:00 do të jetë i zënë në transfertën ndaj Wolverhampton.

“E kam harruar tashmë ndeshjen me Chelsean”,- tha ish-trajneri i Sassuolos në një konferencë për shtyp. "Nëse duam të bëhemi një ekip i madh, duhet të fokusohemi vetëm në ndeshjen e ardhshme. Futbolli është i mire, sepse ajo që bëtë në ndeshjen e fundit nuk është e rëndësishme, ajo që do të bëni në javën e ardhshme ka rëndësi."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll