Sport

Allegri buzëqesh tri herë! Vlahovic, Di Maria dhe Bremer janë gati për Interin

ër ndeshjen e rëndësishme të së dielës në mbrëmje kundër Interit, trajneri i Juventusit ka gati tri lojtarë si Vlahovic, Di Maria dhe Bremer.

4 Nëntor 2022, 15:54 Nga DOSJA

Allegri buzëqesh tri herë! Vlahovic, Di Maria dhe Bremer janë

ITALI- Infermieria e Juventusit fillon të zbrazet: Max Allegri më në fund mund të marrë frymë. Për ndeshjen e rëndësishme të së dielës në mbrëmje kundër Interit, trajneri i Juventusit ka gati tri lojtarë si Vlahovic, Di Maria dhe Bremer. Ish-sulmuesi i Fiorentinës nuk ishte në ndeshjet kundër Lecce-s dhe PSG për shkak të një problemi fizik. Di Maria mund të jetë nga minuta e parë në ndeshjen kundër zikaltërve.

Allegri mund të buzëqeshë edhe duke parë repartin e mbrojtjes. Bremer është kthyer në prapavijë, duke u rikuperuar pas dëmtimit në kofshën e majtë. "Ne e respektojmë Interin, por mendoj se do të kthehemi për t'i bërë gjërat mirë, tha Danilo për sfidën ndaj Interit në një intervistë me Dazn.

E.Ç (Dosja.al)

allegri juventus di maria

Sondazh

Poll