Sport

VIDEO/ Stërvitja dhe fotoja e fundit zyrtare e Gerard Pique me Barcelonën…

Joan Laporta, lojtarët dhe anëtarët e stafit stërvitor, kanë pozuar për të përjetësuar skuadrën e sezonit 22-23. Do të jetë hera e fundit që Pique të shfaqet, të paktën si futbollist, në atë imazh. Ai ka pozuar në 15 sezonet e fundit!

4 Nëntor 2022, 11:59 Nga DOSJA

VIDEO/ Stërvitja dhe fotoja e fundit zyrtare e Gerard Pique me

SPANJE - Gerard Pique ka befasuar të enjten me njoftimin për lamutumirën e befasishme të tij. Disa javë më parë, ai kishte vendosur të vazhdonte në ‘Camp Nou’, por humbja e rëndësisë, kritikat e marra dhe situata e tij personale e bënë të vendoste të largohej.  Mëngjesin e sotëm ai shkoi në ‘Camp Nou’ për të stërvitur me bashkëlojtarët e tij, të cilët deri dje nuk e dinin për vendimin e tij dhe për të pozuar për herë të fundit zyrtarisht me Barcelonën.

Skuadra katalane kryeu seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Almerías në  ‘Camp Nou’ në orën 11:00 të mëngjesit dhe më parë të gjithë, Joan Laporta, lojtarët dhe anëtarët e stafit stërvitor, kanë pozuar për të përjetësuar lojtarët e dhomës së zhveshjes për 22-23. Kanë qenë edhe disa lojtarë nga filiali. Do të jetë hera e fundit që Pique të shfaqet, të paktën si futbollist, në atë imazh. Ai ka pozuar në 15 sezonet e fundit!

Mbrojtësi katalanas, i cili ka luajtur 615 ndeshje me fanelën e Barçës, ka marrë pjesë si një tjetër në seancën në ‘Camp Nou’, në të cilën shihet shumë i buzëqeshur dhe aktiv. Pique njofton tërheqjen e tij nga futbolli: "Kjo të shtunë do të jetë ndeshja ime e fundit në Camp Nou!"

Ai, këtë e ka bërë të ditur përmes një videoje në rrjetet sociale, duke u shprehur se nesër, të shtunën, do të jetë ndeshja tij e fundit si ‘blaugrana’, në stadiumin e Barcelonës, në përballjen me Almerían. Skuadra katalanase do të ketë mundësinë t'i japë lamtumirën njërit prej kapitenëve të saj dhe një prej lojtarëve më të suksesshëm: Pique ka fituar 30 tituj. Qendërmbrojtësi katalanas, 35 vjeç, megjithatë do të varë këpucët pas përplasjes në Pamplona të martën e ardhshme. Më pas gara do të ndalet për shkak të Kupës së Botës në Katar…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll