Sport

“Conf.League është kupa e humbësve!” Fjalët e Tares si bumerang, Mourinho tallet keq me drejtorin shqiptar: “Ai është problemi i Lazios”

Lazio është jashtë Europa League, por rrugëtimi europian nuk përfundon për ekipin bardhekaltër, pasi tani kryeqytetasit do të luajnë në Conference League.

4 Nëntor 2022, 11:32 Nga DOSJA

“Conf.League është kupa e humbësve!” Fjalët e

ITALI- Lazio është jashtë Europa League, por rrugëtimi europian nuk përfundon për ekipin bardhekaltër, pasi tani kryeqytetasit do të luajnë në Conference League.Sarri dhe lojtarët e Lazios do të luajnë në një kompeticion të dështuar, të paktën sipas fjalëve të 20 ditëve më parë nga Igli Tare.

Në mes të tetorit, gjatë një leksioni në Universitetin Luiss në Romë, drejtori sportiv i Lazios u shpreh: “Në futboll, janë shpikur kompeticione të kota si Conference League. Unë e quaj aktivitetin e humbësve”.

Frazë që i drejtoheshin Romës (që fitoi Conference League dhe do të vazhdojë rrugëtimin në Europa League). Kështu, Mourinho theksoi se nisur nga fjalët e drejtorit shqiptar, ndoshta Lazio nuk ka për synim t’i shkojë deri në fund Conference League.  “Lazio tani është favorit për fitoren e Conference League. Ndoshta zotit Tare nuk e pëlqen ta fitojë, por Sarri dhe ekipi i tij janë në një nivel që mund ta fitojë atë”.

“Të përçmosh Conference League do të ishte budallallëk – shpjegoi Sarri pas humbjes ndaj Feyenoord – Është gjithmonë një kompeticion europian. Nuk do të kisha asnjë dyshim për këtë. Ndjenja ime, megjithatë, është se ne nuk jemi gati të luajmë dy turne të mëdhenj.”

E.Ç (Dosja.al)

lazio sarri itali

Sondazh

Poll