Toni Kroos befason me deklaratën e tij: “Ky trajner më përshtatej më shumë”…
SPANJE - Toni Kroos (32) ka qenë me Real Madridin për më shumë se tetë vjet dhe që atëherë ka qenë pjesë int...
“Ju lutemi, mos lejoni që futbolli të tërhiqet në të gjitha betejat ideologjike apo politike që ekzistojnë”,- thuhet në një letër të nënshkruar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, drejtuar skuadrave kualifikuese për Kupën e Botës.

ZVICER - Dy javë para fillimit të Kupës së Botës në Katar (20 nëntor - 18 dhjetor), presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe sekretarja e përgjithshme Fatma Samoura u dërguan një letër të gjitha skuadrave pjesëmarrëse, duke u kërkuar atyre që të fokusohen në futboll dhe të mos merren me polemika të ndryshme në lidhje me vendin pritës, të tilla si të drejtat e LGBT, ose shqetësimet për trajtimin e punëtorëve migrantë.
“Ne e dimë që futbolli nuk jeton në botën e tij dhe jemi gjithashtu të vetëdijshëm se ka shumë sfida dhe vështirësi të natyrës politike në të gjithë botën,- shkruhet në letrën që media angleze ‘Sky Sports’ ka mundur të sigurojë. - Por ju lutemi mos lejoni që futbolli të tërhiqet në çdo betejë ideologjike apo politike që ekziston”.
Javën e kaluar, ndërkombëtarët australianë denoncuan “vuajtjet” e pësuar nga punëtorët emigrantë që ndërtuan infrastrukturën dhe kërkuan dekriminalizimin e marrëdhënieve të të njëjtit seks dhe “një zgjidhje konkrete” për ata, të drejtat e të cilëve nuk respektohen. Nga ana e tyre, danezët kanë njoftuar se do të shkojnë në Botëror pa familjet e tyre për të protestuar kundër historisë së të drejtave të njeriut në vend.
Në letër, Infantino shkruan gjithashtu: “Në FIFA, ne përpiqemi të respektojmë të gjitha opinionet dhe bindjet, pa i dhënë mësime morale pjesës tjetër të botës. Një nga pikat e forta të botës është me të vërtetë diversiteti i saj dhe nëse përfshirja do të thotë diçka, do të thotë të respektosh atë diversitet. Asnjë popull, kulturë apo komb nuk është "më i mirë" se një tjetër. Ky parim është themeli i respektit të ndërsjellë dhe mosdiskriminimit. Dhe është gjithashtu një nga vlerat themelore të futbollit. Prandaj, ju lutemi, le ta kujtojmë të gjithë këtë dhe lëreni futbollin të jetë në qendër të skenës”.
Presidenti i FIFA-s siguron se të gjithë do të jenë të mirëpritur në Katar "pavarësisht prejardhjes, fesë, gjinisë, orientimit seksual apo kombësisë".

B.T (Dosja.al)
SPANJE - Toni Kroos (32) ka qenë me Real Madridin për më shumë se tetë vjet dhe që atëherë ka qenë pjesë int...
KOSOVE - Ndalimi i ekzekutimit të himnit të Kosovës, para ndeshjeve të kampionatit të basketbollit, u konfirmua nga kryetari i FBK-s&...
SPANJE - Alejandro Garnacho ka falënderuar Cristiano Ronaldon për asistencën e yllit portugez, i cili në minutën e 17-të, i dha ...
RUSI - Zyrtarët e Ambasadës së SHBA-së në Moskë vizituan yllin e burgosur të WNBA Brittney Griner t&eum...
ARGJENTINE - Platforma e transmetimit Netflix, këtë të enjte transmetoi premierën e një dokumentari për fitoren e Argjentinë...
EUROPË- Roma frikëson, por mbetet në Europa League. Në raundin e fundit të Grupit C, skuadra e Mourinhos mundi Ludogorets 3-1 me p&eu...
RUMANI- Ballkani e mbyll aventurën e Conference League me humbje. Në ndeshjen e fundit të Grupit G, ekipi drejtuar nga Ilir Daja humbet me shif...
FRANCË- Zinedine Zidane ka deklaruar se së shpejti do të rikthehet në stol dhe thashethemet për përfaqësuesen e Francë...
SPANJË- E papritur. Gerard Pique ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli dhe se kjo e shtunë do të jetë ndeshja e tij e fundit n&eum...
ITALI- Mund të mos ketë qenë ndeshja për t'u fituar, por humbja ndaj PSG vetëm sa shton hidhërimin te Juventus, i eliminuar nga ...