Sport

Trajneri Reja zyrtarizon listën e Kombëtares për miqësoren me Katarin, ka emra të rinj…

Për herë të parë janë ftuar lojtarë si Herald Marku, Serxho Ujka, Mario Dajsinani, apo Arbin Zejnullai. I vetmi legjionar është Kristal Abazaj, i cili aktivizohet me klubin turk të Istanbulsporit

4 Nëntor 2022, 11:12 Nga DOSJA

Trajneri Reja zyrtarizon listën e Kombëtares për miqësoren

TIRANE - Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarë të ftuar për miqësoren e 9 nëntorit ndaj Katarit. Pjesë e grupit janë pjesa më e madhe e lojtarëve që ishin edhe në miqësoren me Arabinë Saudite, të luajtur më 26 tetor në Abu Dabi, ndërkohë që këtë herë mungojnë disa nga lojtarët që aktivizohen me klubet e huaja.

I vetmi legjionar në këtë listë është Kristal Abazaj, i cili aktivizohet në kampionatin turk me klubin e Istanbulspor. Të gjithë futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatin shqiptar, teksa për herë të parë janë ftuar lojtarë si Herald Marku, Serxho Ujka, Mario Dajsinani, apo Arbin Zejnullai.

Përfaqësuesja do të shfrytëzojë shtyrjen e javës së 12-të të “Abissnet Superiore” për të nisur grumbullimin që ditën e shtunë me ekipin që do të përgatitet në kompleksin Tropikal në Durrës deri të martën, kur do të niset për në Marbella të Spanjës.

Ndeshja miqësore Shqipëri-Katar do të luhet pikërisht në stadiumin e Marbellas dhe do të nisë në ora 18:30. Kjo do të jetë përballja e tretë në histori mes Shqipërisë dhe Katarit, që të gjitha në ndeshje miqësore, bën me dije zyra e shtypit në FSHF.

Më poshtë edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të ftuar në Kombëtare për miqësoren e radhës me Katarin:

Trajneri Reja zyrtarizon listën e Kombëtares për miqësoren

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll