Aktualitet

Tentoi të korruptonte efektivin e Policisë pasi kishte thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie', arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Konkretish është vënë në pranga një 37-vjeçar i identifikuar me inicialet E.M banues në Tiranë pasi u kap në flagrancë duke thyer masën e sigurisë dhënë nga Gjykata. Në momentin që është ndaluar nga efekttivët ai ka tentuar që t'i korruptojë me qëllim që ta linin të lirë. 

4 Nëntor 2022, 14:28 Nga e.k
Tentoi të korruptonte efektivin e Policisë pasi kishte thyer
Paratë e ofruara ryshfet oficerit të Policisë

TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar vigjelencën në rrugë dhe ka shtuar kontrollet në akset kryesore të vendit. Kështu gjatë 24 orëve të fundit 15 drejtues mjetesh janë në vënë në pranga, një prej tyre kishte thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpe' dhe tentuoi që të korruptonte punonjësin e Policisë. 

Konkretish është vënë në pranga një 37-vjeçar i identifikuar me inicialet E.M banues në Tiranë pasi u kap në flagrancë duke thyer masën e sigurisë dhënë nga Gjykata. Në momentin që është ndaluar nga efekttivët ai ka tentuar që t'i korruptojë me qëllim që ta linin të lirë. 

 NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore e Tiranës/Kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet. Vihen në pranga 15 drejtues mjetesh.

-Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, pasi qarkullonte me motomjet, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, vihet në pranga 37-vjeçari.

Gjatë vitit 2022 janë goditur 182 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë.Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve në akset rrugore të kryeqytetit, kanë ndaluar motomjetin me drejtues shtetasin E. M. Ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofuar atyre një shumë parash, duke qenë se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 37 vjeç, banues në Tiranë.

-Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga edhe 14 drejtues të tjerë mjetesh, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor dhe drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.Konkretisht, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar 14 shtetas, nga këta: 8 shtetas, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; 3 shtetas, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi; 2 shtetas, pasi duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur, kanë humbur kontrollin dhe për pasojë mjetet kanë dalë nga rruga; 1 shtetas, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll