Aktualitet

'Lojëra fati' në lokalin e paregjistruar/ Arrestohen 2 persona në Tiranë, 1 tjetër në Rrogozhinë

Policia gjeti një aparat celular dhe një laptop, që shërbenin për vënien e basteve sportive. Nga verifikimet e policisë u zbulua se lokali i 45- vjeçarit ishte i paregjistruar. 

4 Nëntor 2022, 12:59 Nga a.l
'Lojëra fati' në lokalin e paregjistruar/ Arrestohen 2
Fati i Lojerave

TIRANË- Policia ka kryer sot një operacion blic për goditjen e "Lojërave të fatit" në kryeqytet dhe Rrogozhinë. Në pranga janë vënë tre persona. Policia sqaron se fillimisht janë arrestuar personat e identifikuar me iniciale L. J., 32 vjeç dhe A. P., 18- vjeç, të dy banues në Tiranë pasi u kapën duke vënë baste sportive me celular në rrugën "Babë Rexha". 

Në pranga ka rënë edhe një 45- vjeçar i identifikuar me iniciale A. P., pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij në Rrogozhinë, policia gjeti një aparat celular dhe një laptop, që shërbenin për vënien e basteve sportive. Nga verifikimet e policisë u zbulua se lokali i 45- vjeçarit ishte i paregjistruar. 

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon operacioni policor i koduar "Fati i lojërave".

-Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 2., dy raste të organizimit të lotarive të palejuara, vihen në pranga 2 shtetas, sekuestrohen 2 aparate celulare.

- Goditet nga Komisariati i Policisë Kavajë, një rast i organizimit të lotarive të palejuara, në një lokal, vihet në pranga 1 shtetas. Sekuestrohen 1 aparat celular dhe 1 laptop.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, strukturat e DVP Tiranë kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 3 raste të kësaj veprimtarie.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit L. J., 32 vjeç, dhe A. P., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën në flagrancë, në rrugën "Babë Rexha", duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në Rrogozhinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një aparat celular dhe një laptop, që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 45-vjeçari fshihte të ardhurat e fituara nga aktiviteti që ushtronte në subjektin e tij, duke qenë se nuk e kishte regjistruar në organet kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

operacioni policore

Sondazh

Poll