Aktualitet

LISTA- Këto të dhëna nuk i marrë dot hackerat iranianë

Duke i ndarë me pika, Dervishi liston me ironi të gjitha të dhënat që çuditërisht ende nuk ka dalë.

4 Nëntor 2022, 13:51 Nga k.m.
LISTA- Këto të dhëna nuk i marrë dot hackerat iranianë
Lutfi Dervishi

TIRANË- Gazetari Lutfi Dervishi me ironi ka komentuar sulmin e hakerave iranianë ndaj sistemit të të dhënave në Shqipëri. Duke i ndarë me pika, Dervishi liston me ironi të gjitha të dhënat që çuditërisht ende nuk ka dalë.

Hakerat iranianë, si rezultat i qëndresë tonë nuk kanë arritur të marrin:

1-Listën e 28 mijë dëshmorëve.
2-Listën e organizatës së veteranëve (për shkak të volumit të madh me informacion)
3-Emrat e anëtarëve të partive kryesore politike. (Qenia anëtarë në disa parti ka çorientuar tabelat e excel -it)
4-Listën e investitorëve strategjik.
5-Emrat e pronarëve dhe numrat e shasive të dumdumeve të tregut të Medresesë.
6- Listëpagesën e incineratorëve!
7-Listën e denoncimeve në SPAK.
8- Sasinë dhe vendnndodhjen e kazanëve të mbeturinave.
9-Menunë analitike të 100 fshatrave turistike.
10- Sasinë dhe plan shpërndarjen e pikave të karburantit në Rrugën e Kombit.
11 – Sasinë dhe dislokimin e gomisterive në autostraden Thumane-Laç
12-Sasinë dhe plan shperndarjen e varrezave të automjeteve në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë.
13-Titujt, tekstet dhe partiturat e këngëve të bëragati për ceremonitë e inaugurimit të veprave madhështore në liste pritje.
14- Procesverbalet e mbledhjeve të Bordit të Transparencës
15- Listën me 6 milionë turistë që vizituan Shqipërinë gjatë 2022!
16- Nryshimet e pritshme në kabinetin Rama
17-Listën e kandidatëve të primareve të opozitës

lutfi dervishi

Sondazh

Poll