Aktualitet

Vrasja e Aldi Ramës nga policia, procedohet penalisht efektivi që dhunoi 21- vjeçarin

4 Nëntor 2022, 11:46 Nga a.l
Vrasja e Aldi Ramës nga policia, procedohet penalisht efektivi që
foto ilustruese

LEZHË- Është proceduar penalisht efektivi i Lezhës Myrteza Mehmeti i akuzuar për 'kryerjen e veprimeve arbritrare' lidhur me vrasjen e 21- vjeçarit Aldi Rama. Mehmeti akuzohet se ka kryer ushtruar dhunë ndaj të riut, i cili u qëllua nga policia pasi qëlloi me armë për vdekje oficerin Saimir Hoxha.

Sipas dosjes hetimore, efektivi Mehmetaj aktualisht prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzën e “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, edhe pse i pandehuri është larguar nga shërbimi në komisariatin e Lezhës dhe tashmë punon si specialist në policinë e Burgjeve, pranë burgut të Fushë-Krujës.

Gjatë kohës kur Mehmetaj ka qënë me detyrë oficer policie në komisariatin e Lezhës dhe gjatë kohës së procedurave të arrestimit të Aldi Ramës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj këtij të fundit. Rasti është ndjekur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, të cilët në atë periudhë kërkuan kryerjen e një ekspertimi mjeko-ligjor ndaj 21-vjeçarit Aldi Rama. Në raportin e ekspertimit, mjekët konstatuan se dëmtimet në trup Rama, i ka pasur si pasojë e dhunës së ushtruar në ambjentet e brendshme të komisariatit Lezhë,”-shkruhet ndër të tjera në dosje.

Ngjarja

21-vjeçari ekzekutoi efektivin Saimir Hoxha gjatë një operacioni anti-kanabis që po zhvillonte ky i fundit në Lezhë, më 29 shtator 2021. Më pas, ai u largua nga vendi i ngjarjes, por forcat RENEA e rrethuan. Gjatë pritjes për t'a vënë në pranga, Rama qëlloi veten me plumb. Pas më shumë se 5 orë kërkime, ai u gjet me plumb në kokë nga Policia. Por ndërroi jetë të nesërmen në spitalin e Traumës në Tiranë./ Dosja.al

vrasje e aldi rames procedohet penalisht polici

Sondazh

Poll