Aktualitet

Zjarr në Korçë te "Guri i Capit", shpërthejnë dhjetëra municione

Burime bëjnë me dije se në terren ndodheshin dhjetëra municione të cilat kanë shpërthyer dhe kanë agravuar flakët e zjarrit.

4 Nëntor 2022, 13:37 Nga a.l
Zjarr në Korçë te "Guri i Capit",
foto ilustruese

KORÇË- Një vatër zjarri është regjistruar në vendin e quajtur "Guri i Capit" në Korçë. Burime bëjnë me dije se në terren ndodheshin dhjetëra municione të cilat kanë shpërthyer dhe kanë agravuar flakët e zjarrit. Zona është brenda territorit të zonës së mbrojtur, ndërkohë që forcat zjarrfikëse të Korçës dhe Devollit kanë shkuar për të fikur flakët.

Sipas informacioneve, ajo është zonë me terren të vështirë malor, ndërsa nuk dihet ende sipërfaqja e djegur./ Dosja.al

zjarr te \'guri i capit\' ne korce

Sondazh

Poll