Aktualitet

Shoferi i 'Audi-t' pëson infarkt në timon, 48-vjeçari ndërron jetë, telefonata e fundit e Llupos: Më dhemb zemra

48 vjeçari i identifikuar si Edi Llupo, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.

4 Nëntor 2022, 12:51 Nga A.B
Shoferi i 'Audi-t' pëson infarkt në timon, 48-vjeçari
Makina

LUSHNJE- Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje, ku një person ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, ku si pasojë e një aksidenti, Edi Llupo ka ndërruar jetë. Dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.

Mësohet se Llupo, në aksin Lushnje-Karbunare ka qenë duke folur në telefon me një mik duke i thënë se ndjente dhimbje krahu dhe në zemër. Me dhimbjen që po i shtohej dhe me telefonin hapur në bisedë, 46-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë elektrike në anë të rrugës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, shtetasi E. Ll., 48 vjeç, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike. 48-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

aksident ne lushnje lushnje edi llupo

Sondazh

Poll