Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, 49-vjeçari serb arrestohet në pikën kufitare të Morinës

Sipas njoftimit të policisë, 49-vjeçari ka kaluar të kalojë pikën kufitare ku pas verifikimit të të dhënave rezultoi se ai ishte në kërkim nga autoritetet serbe.

4 Nëntor 2022, 11:54 Nga d.a.
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, 49-vjeçari
Morinë

KUKËS- Policia e Kukësit ka vënë në pranga 45-vjeçarin Dejan Stanojevic, 49 vjeç dhe baunes në Ferizaj, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të policisë, 49-vjeçari ka kaluar të kalojë pikën kufitare ku pas verifikimit të të dhënave rezultoi se ai ishte në kërkim nga autoritetet serbe.

Stanojevic ishte në kërkim pasi ndaj tij kishte një dënim prej 5 vite e 6 muaj burg për akuzën e trafikut të drogës. Pas arrestimit do të nisë procedura e ekstradimit drejt Beogradit.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Serbisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë, në hyrje të RSH-së, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
-Dejan Stanojevic, 49 vjeç, banues në Ferizaj.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, Serbi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga legjislacioni penal i Serbisë.
Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet serbe, vijon procedurat për esktradimin e këtij shtetasi.

pika kufitare e morines dejan stanojevic arrestohet serbi ne morine

Sondazh

Poll