"Na gënjeu të gjithëve, po ta dija nuk i lija fëmijët me të", Ardian Hyseni flet pasi Lame rezultoi i dehur dhe i droguar në timon
Hyseni, pasi mësoi se dhëndri i tij Orjol Lame ishte i dehur dhe i droguar në timon, u shpreh se ky i fundit i kishte premtuar që e kishte lënë alkoolin.
ITALI- Ardian Hyseni, babai që humbi 3 fëmijët e tij dhe nipin në aksidentin tragjik të së shtunës në via Emilia në hyrje të qytetit të Parmës ka folur pas zbulimit të detajeve në lidhje me shkakun e tragjedisë.
Sipas mediave vendase, Hyseni, pasi mësoi se dhëndri i tij Orjol Lame ishte i dehur dhe i droguar në timon, u shpreh se ky i fundit i kishte premtuar që e kishte lënë alkoolin.
"Ai premtoi se do të ndalonte së piri. Ai premtoi. Në vend të kësaj ai gënjeu të gjithë."- u shpreh Hyseni.
Hyseni së bashku me gruan e tij Anjeza udhëtuan ditën e djeshme nga Italia drejt Shqipërisë për të shoqëruar katër arkivole të bardhë për ti dhënë lamtumirë e fundit familjarëve të tij.
Hyseni foli për dhëndrin e tij, i cili është ende i intubuar dhe në koma farmakologjike në një shtrat në spitalin Reggio, si i vetmi i mbijetuar i atij aksidenti.
“Nuk e di si është, nuk e di dhe nuk dua ta di, fatkeqësisht nuk ndryshon asgjë, zgjohet apo jo, askush nuk më kthen gjë. Ai vrau katër fëmijë, ia besoj në duart e Zotit”, vazhdon Ardiani.
Pa dokumenta, me disa precedentë penalë, Lame rezultoi pozitiv për testet toksikologjike, alkool dhe lloje të ndryshme droge, ndërkohë që drejtonte një makinë në emër të një të vdekuri, të pasiguruar dhe pa kontroll, pa leje drejtimi të vlefshme në Itali. Fiat Stilo po udhëtonte me shpejtësi marramendëse dhe shkatërroi një ndërtesë në Via Emilia, për fat të mirë bosh dhe të pabanuar.
"Po ta dija që ai pinte dhe përdorte drogë, nuk do t'i lija kurrë fëmijët e mi me të. Po ta dija, do të kisha shkuar t'i merrja të gjithë. Nuk e dija ... Gruaja ime është tmerrësisht e sëmurë, ajo po merr pika, por prapë u desh të rrisnin dozën, ajo nuk mund të ngrihet në këmbë. Por unë dua të flas për këtë ngjarje. Duhet të flisni për këtë që të merren masa paraprake dhe të mos ketë më aksidente të tilla. Sepse faji është i tij, por edhe i rrugës”.- shtoi Hyseni.
Lame ishte arrestuar dy herë në dy vitet e fundit para aksidentit tragjik që i mori jetën partneres së tij Shane Hyseni 22 vjeç, djalit të tyre Mattias Lame 1 vit 4 muaj, Rejana dhe Resat Hyseni 8 dhe 11 vjeç, motra dhe vëllai i Shanes.
Sondazh
"The Mirror" i kushton artikull të veçantë Ksamilit: Është ‘Maldivja e Shqipërisë’
Ksamil BRITANI E MADHE- Gazeta prestigjoze britanike "The Mirror" i ka kushtuar një artikull të veçantë Ksamilit. Një nga perlat...
Nuk i ikte fiksimi! Shqiptari i martuar i vihet nga pas ish-të dashurës, e përndiqte çdo ditë kudo shkonte. Përfundon në pranga
Foto ilustruese ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga Policia në Itali pasi përndiqte ish-partneren e tij. Sipas mediave lokale...
Oficerët e BKH hyjnë në ambientet e Ora News, Farudin Arapi: Nga sot televizionin e kemi ne në menaxhim
Faraudin Arapi TIRANË- Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë hyrë në ...
Sekuestrohen 4 mijë m2 tokë te Uji i Ftohtë në Vlorë me vlerë 1.2 mln €, u përvetësua me dokumente false
Prokuroria e Vlorës VLORË- Prokuroria e Vlorës vendosi në sekuestro preventive mbi 3996,5m2 tek Uji i Ftohtë. I gjithë territ...
E rëndë në Përmet/ 67-vjeçarja kërkon ndihmë në Polici: Djali më dhunon fizikisht dhe psikologjikisht
foto ilustruese PËRMET- Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në vend. Policia b&...
Tregtonin kokainë nëpër varreza, arrestohen në flagrancë 2 shqiptarët në Itali
Kokaine ne Itali ITALI- Dy shqiptarë të moshës 45 dhe 29 vjeç, të dy banues në Scandiano, janë arrestuar sot nga poli...
Kërcënohet drejtori i spitalit të Bulqizës, arrestohet 31-vjeçari (EMRAT)
Spitali i Bulqizës DIBËR- Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi ka kërcënuar me jet&e...
Aksidenti që i mori jetën 4 shqiptarëve, 32-vjeçari Lame akuzohet për vrasje, ishte arrestuar dy herë më parë për drogë
Lame ITALI- Orjol Lame, 32-vjeçari shqiptar i cili drejtonte Fiat Stilo që u përplas me murin e një shtëpie përgj...
Emigrantët shqiptarë në Britani, ANALIZA e gazetarit: Rregullo këtë çështje Rishi ose je jashtë!
Suella Braverman dhe emigranet BRITANI E MADHE- Douglas Murray, gazetar i njohur i Specator-it, ëall Street Journalist ka shkruar një artiku...
'Operacioni 'Again'/ Kokaina në Portin e Durrësit, shpallet në kërkim Presidenti i 'Banaking', 3 të arrestuar
Kokaina e sekuestruar TIRANË- Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Presidentin e 'BanaKing'. Ky veprim është marrë në...
