Politike

A po dështojnë Primaret në Durrës dhe Elbasan? Berisha: Çfarë nuk sjell ora, bie dekika... jam optimist

Berisha tha se është optimist, edhe pse kanë mbetur vetëm 48 orë nga skadimi i afatit për kandidatët e primareve.

4 Nëntor 2022, 12:20 Nga f.g
A po dështojnë Primaret në Durrës dhe Elbasan? Berisha:
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ka ende kohë për dorëzim kandidaturash për procesin e Primareve në PD, për bashkinë e Durrësit dhe Elbasanit. Në fjalën e sotme me gazetarët, Berisha tha se është optimist, edhe pse kanë mbetur vetëm 48 orë nga skadimi i afatit për kandidatët e primareve.

Pyetje: A po dështojnë Primaret në Durrës dhe Elbasan? Berisha: Çfarë nuk sjell ora, bie dekika... jam optimist?

Sali Berisha: Gjithçka është makinacion i Edi Ramës, demokratët e kanë të qartë. Ai është njeriu që kërkon të plaçkisë flamurin e PD, do të marrin udhëzime në kohën e duhur.  Pse nuk ka kandidatë në Durrës dhe Elbasan? Jam optimist, ça sjell ora nuk sjell dekika (minuti). /Dosja.al

sali berisha primaret ne pd

Sondazh

Poll