Politike

Me çfarë parash po mbulohen shpenzimet? Berisha: I kemi patur gratis, Rama u zu me kryebashkiakët

Sali Berisha tha se të gjitha takimet kanë qenë gratis, duke shtuar se kryeministri Edi Rama u zu me kryebashkiakët, ku mbaheshin mitinget. 

4 Nëntor 2022, 12:21 Nga k.m.
Me çfarë parash po mbulohen shpenzimet? Berisha: I kemi patur
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar detaje lidhur me takimet e tij me demokratët në Bashkitë e vendit. Në konferencën e tij të përjavëshme me gazetarët, Berisha tha se të gjitha takimet kanë qenë gratis, duke shtuar se kryeministri Edi Rama u zu me kryebashkiakët, ku mbaheshin mitinget. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

Pyetje: Kujt i përket e drejta për të regjistruar kandidatët e PD, por pranoi se përfaqësuesit janë Marash Logu dhe Indrit Sefa. E ka menduar PD sesi do të regjistrohet në 14 maj? Folët për disa shpenzime për luksin e tij, por prej datës që keni marrë drejtimin e PD keni pasur takime ne hotele, me çfarë parash po mbulohen shpenzimet kur financat i ka pala tjetër?

Berisha: PD gjatë një viti, ka votuar më shumë se kurrë në historinë e saj dhe më shumë se çdo forcë politike. E ka bërë këtë sipas kushtetutës së saj dhe ka kompletuar një proces ligjor me votën e lirë të anëtarëve. Këtë proces, kërkon ta shkelmojë, në mënyrë antiligjore, antidemokratike, strikt armiqësore, Edi Rama. Përveç këtyre procedurave, ka një vendim gjykate, në të cilin gjykatësi ka vendosur për këtë realitet, për Kuvendin, për logot, për vendimet e PD-së. Gjithçka është e ligjshme, e paligjshme dhe armiqësore është përpjekja e Edi Ramës për të konfiskuar flamurin e PD, flamurin e pluralizmit politik. PD rezervon çdo të drejtë t’i përgjigjet atij në mënyrat më të merituara.
Ky është një problem që e kemi me Edi Rramën, nuk e kemi me tjetër... PD në të gjitha takimet e saj, përveç disa takimeve në hotele, dhe një në një qytet, që të gjitha i ka pasur gratis. Kjo solli një sherr të madh midis Edi Ramës dhe bashkiakëve, madje pati ndërhyrje të paskrupullta edhe nga guvernatorja se si mund të ndodhë kjo. Por ja që ndodh. Bashkitë kanë një sallë që e ofrojnë për aktivitete dhe kjo është e vërteta e shpenzimeve.

sali berisha berisha 4 nentor 2022

Sondazh

Poll