Politike

'Ligjet'/ Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Kemi kufizime në buxhet, paguajmë vetëm ujë, drita dhe rojen

Gajda deklaroi se paratë e buxhetit të vitit 2022 janë përdorur për të paguar vetëm fatura energjie, uji dhe për të paguar vetëm rojen e godinës. 

4 Nëntor 2022, 10:49 Nga A.B
'Ligjet'/ Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Kemi
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme në komisionin e Ligjeve, raportoi Robert Gajda, pjesë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Teksa bëri një përmbledhje të buxhetit të vitit 2022, ai u shpreh se buxheti për këtë institucion ka qënë shumë i kufizuar. Ai shtoi se paratë janë përdorur për të paguar vetëm fatura energjie, uji dhe për të paguar vetëm rojen e godinës. 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda: Ky ka qënë viti i parë që ne kemi ndjerë kufizime nga buxheti, jo nga ai i miratuar nga Kuvendi por nga ndryshimi i buxhetit gjatë vitit. As nuk jemi dëgjuar për prerjen e buxhetit, institucioni paguan vetëm detyrimet për ujë, drita dhe roje, shumë gjëra të tjera që do donim ti bënim për aktivitete kanë qënë të pamundura të bëhen. Unë nuk diskutoj nevojat që qeveria ka për të ndryshuar buxhetin por duhet të ketë një lloj përshtatshmërie.

Institucioneve të të drejtave të njeriut duhet ti ngrihet buxheti, madje duhet që ta kenë akoma më të lartë. Ne as nuk na kanë njoftuar se do na pritet buxheti, por për vërtetësinë e gjësë, është thënë se nuk duhet diskutuar madje që të rritet buxheti. Nuk e di se çfarë do ndodhë por di t'ju them, ju thashë se institucioni ka pasur vështirësi, por disa gjëra që do kishte dashur të bëjë nuk i ka bërë dot. 

Institucioni ka vështirësi për të bërë funksionet e tij gjatë këtij viti, mua më vjen mirë që u vu theksi në disa problematika. Hajde të flasim më shumë për këtë punë, ka kaq shumë gjëra që mund të ngrejmë interpelanca në Kuvend saqë ju nuk i dini akoma. Hajdeni interesohuni më shumë dhe para se të flisni hajdeni dhe flisni për gjëra konkrete për institucionin.

Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka u shpreh se viti 2022 nuk ka qënë i qetë për të gjitha institucionet për shkak të vështirësisë nga tërmeti dhe pandemia.

'Buxheti është me rritje, është fondi 4 mln i dhënë për vitin 2023, ju e thatë që nuk keni pasur vështirësi. Nuk jemi në një vit të qetë, të gjithë po marrin masa për të hequr shpenzimet prioritare. Po Gjykata e ka përcaktuar që të ruhet buxheti i shtetit.  Shpenzimet për mallrat janë në rritje, ato për investime janë në ulje. Nuk kam më çfarë kërkesa, për vitin 2022 dolën në pah çështjet.'- u shpreh Bushka.

komisioni i ligjeve robert gajda

Sondazh

Poll