Politike

'Është më cilësori në botë'/ Biznesmeni demokrat në Tropojë: Kromi im ia kalon vlerës së vajit të Arabisë Saudite

Rama i premtoi biznesmenit se do i marrë shumë seriozisht shqetësimet që ai kishte.

4 Nëntor 2022, 10:06 Nga A.B
'Është më cilësori në botë'/ Biznesmeni
Edi Rama

TROPOJË- Biznesmeni në Tropojë, Sahit Muja i prezantoi kryeministrit Edi Rama planet e tij për zgjerimin e biznesit. Gjatë takimit të Ramës në Tropojë, Muja i bëri të ditur se kompania e tij e cila është sipas tij e para në botë për kromin më cilësor, ka hasur vështirësi me procedura dhe me ministrinë. Pas përfundimit të fjalës së tij, Rama i tha se mbase ministria është frikësuar nga fjalët e tij se do shpëtojë botën. Mirëpo, pavarësisht këtyre fjalëve, kreu i Qeverisë tha se do e marrë seriozisht shqetësimet që ai kishte. 

Biznesmeni: Jam Sahit Muja, biznesmen shqiptar, investitor në Tropojë, jam punëdhënësi më i madh në Tropojë. Do të prezantoj kromin më cilësor në botë dhe magnezin më cilësor që ka njohur bota. Kam këtu kolegun tim partner, kemi 2 farma në Tropojë. Kemi krijuar vende pune në këtë lulen që po mbillet, është një lule magjike, agronomët po marrin mbi 3 mijë euro rrogë. 

Sa ka vlerë vaji i arabisë saudite ky ka vlerë për të pastruar komplet Co2 e botës. Nëse hekurudha e trenit kalon në Tropojë, këdo kodra i ka bërë zoti për një arsye, ne kemi zbuluar 40 miliard ton magnez. Problemi që kam pasur unë është se kam 10 vite që vij në zyra. Me këtë magnezin, 

Letrat ngelën te ti nuk erdhëm dot, e kemi cuar në Neë York. është vendimi i Këshillit të Ministrave, po nuk zbatohet vendimi, janë të shpallur zonat 3 vjeçare, takova kryeministrin e Belgjikës, të bëri të fala, ai kishte kompaninë që unë bashkëpunoj me të, erdhëm takuam dhe zëvendës kryeministrin. Ne kërkojmë që të na jepet mundësia që të zbatohet ligji që e ke firmosur. Këto 2 gjëra unë i kërkoj se s'bën. Unë jam demokrat, respektoj atë që ke bërë për Shqipërinë. Unë kam sjellë miliarderë, ndihmoj jetimë, në derën time i kam dhënë mundësinë kujdo. Këto janë dy mineralet më të mira që ka bota. 

Edi Rama: Unë do merrem seriozisht me këtë që thatë ju po do i keni tremb ata të ministrisë, duke i thënë se do shpëtoni botën. Unë do merrem seriozisht po do e shohim se si do shpëtojmë Tropojën e më pas për botën flasim prapë.

edi rama sahit muja

Sondazh

Poll