Politike

Deklarata për “të ardhurit në Tiranë”, Këlliçi: U nxorr nga konteksti, shtanga dhe dhashë një shpjegim spontan kur më lidhën me Veliajn

Por demokrati, i cili do të garojë në primaret brenda PD në aspiratën e tij për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Tiranës në vitin 2023, thotë se kjo deklaratë është nxjerrë nga konteksti.

3 Nëntor 2022, 23:18 Nga DOSJA
Deklarata për “të ardhurit në Tiranë”,
Belind Këlliçi

TIRANË- Një deklaratë e bërë nga Belind Këlliçi në një emision televiziv disa ditë më parë, duket se është kthyer në “bumerang” për të. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Këlliçi u pyet për të sqaruar deklaratën dhe kontekstin për banorët e ardhur në Tiranë nga qytetet e tjera.

Por demokrati, i cili do të garojë në primaret brenda PD në aspiratën e tij për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Tiranës në vitin 2023, thotë se kjo deklaratë është nxjerrë nga konteksti.

Blendi Fevziu: Meqë i përmendëm Bogdanit foton me një nga personat e inceneratorëve, është deklarata juaj që unë nuk jam i ardhur në Tiranë. Dua një sqarim për këtë. Sepse praktikisht, në një qytet me rreth 850 mijë, ndoshta 1 milion banorë, pjesa autoktone është ndoshta 39 mijë. Sot një person i ardhur u bë Kryeministër i Britanisë.

Belind Këlliçi: E di se me çfarë makinerie propagande, balte dhe mediatike po përballem se e pranojnë që të gjithë. Unë kam qenë i ftuar në një emision para një jave, ku jam pyetur a jam unë shok me Erion Veliajn. Në shpjegimin tim ku kam thënë që nuk kam as moshën e tij, as jam asnjë brez, as kam shkuar në shkollë me të, as kam qenë kurrë afër me të dhe nuk kam qenë as në rininë tim as i ardhur as në një qytet me të, askund, nuk kam asnjë pikëprerje me të…

Mentor Kikia: Çfarë do të thotë i ardhur?

Belind Këlliçi: Sepse ai ka ardhur në Tiranë.

Blendi Fevziu: Çfarë diference ka?

Belind Këlliçi: Nuk kam qenë as në rininë time me të diku tjetër që ti të mund të më thuash mua që ti ke qenë shok fëmijërie.

Blendi Fevziu: Çështja e ardhjes është një lloj mendësie që në fakt është mendësi gjysmë-gjysmë përçmuese.

Belind Këlliçi: Unë jam tashmë një politikan i regjur dhe e kam parasysh rëndësinë e peshës së votës, por mbi të gjitha e mosdiferencimit të qytetarëve. Unë përfaqësoj 11.601 vota në qarkun e Tiranës, që ma besoni, pjesa dërrmuese e tyre nuk janë nga Tirana, por janë të ardhur në Tiranë.

Blendi Fevziu: Në çfarë konteksti e keni bërë deklaratën?

Belind Këlliçi: Që nuk kam asnjë lidhje me të (Erion Veliajn), fare. As në rininë time, as kur kam qenë i ri, as në fillore, as kur kam qenë fëmijë, askund. Dhe nuk e kuptova se përse u pyeta për këtë çështje vetëm se ka patur një koincidencë, që unë kam qenë i ftuar në Kongresin amerikan gjatë të njëjtës periudhë që ka qenë dhe Erion Veliaj. Kështu që, i habitur, i shtangur ngela dhe po jepja një shpjegim që ka qenë spontant, momental, dhe që u nxorr nga konteksti. Është diçka e cila nuk është në këtë kontekst dhe nuk ka lidhje fare me trajtimin që mund t’i bëj cilitdo qytetar të Republikës së Shqipërisë.

Blendi Fevziu: A e keni brenda vetes këtë paragjykim?

Belind Këlliçi: Zero, fare, si e kam. 

Marrë nga TVKLAN

belind këlliçi primaret ne pd

Sondazh

Poll