Politike

Akuza e Berishës: Edi Rama ka fluturuar me çarter deri në Florida për të parë ndeshje të NBA

Kjo sipas kryedemokratit është një vjkedhje e hapur e parave të qytetarëve.

3 Nëntor 2022, 23:02 Nga e.k
Akuza e Berishës: Edi Rama ka fluturuar me çarter deri në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka fluturauar me çarter për në SHBA vetëm për të parë një ndeshje të skuadrës NBA. Kjo sipas kryedemokratit është një vjkedhje e hapur e parave të qytetarëve. Deklaratat Berisha i bëri gjatë një interviste në 'Ora News' ku tha se sot Rama po i poshtëron shqiptarët.

Sali Berisha: Ky njeri udhëton 137 me çarter nga Tirana në New York dhe më pas në Florida dhe sheh NBA dhe Superball. Thotë se ka shkuar me paratë e veta. Po ku i gjeti paratë ai? I ka mbushur tunelet me para? Nuk është se ka pasur aktivitet privat, ka qenë rrogëtar. Vepron kështu një njeri që i shfrytëzon qytetarët dhe i poshtëron ata. 

sali berisha

Sondazh

Poll