Politike

Berisha akuza kryeministrit, tregon çfarë tha Vuçiç në Pragë: Rama është i vetmi me të cilin merrem vesh

Sipas kreut të selisë Blu në këtë darkë lideri serb është shprehur se dialogu me liderët e Kosovës ka dështuar ndërsa i vetmi lider me cilin kuptohet është kryeministri Edi Rama.

3 Nëntor 2022, 22:43 Nga e.k
Berisha akuza kryeministrit, tregon çfarë tha Vuçiç
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se sillet si vasal i presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Berisha tha se në samitin e fundit që është mbajtur në Pragë në një darkë që është shtruar nga 5 të ftuarirt që kanë folur ka qenë dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Sipas kreut të selisë Blu në këtë darkë lideri serb është shprehur se dialogu me liderët e Kosovës ka dështuar ndërsa i vetmi lider me cilin kuptohet është kryeministri Edi Rama. Duke folur në 'Ora News' Berisha akuzoi kryeministrin se si anti-shqiptar

Sali BerishaEdi Rama me Kosovën sillet si vasal i Vuçiçit. Në samitin e fundit që është bërë në Pragë, në darkë një nga 5 njerëzit që kanë folur ka qenë Vuçiç. Në këtë darkë ai tha se, në prani të gjithëve: kam 17 vite që përpiqem dhe nuk kam sukses me udhëheqjen e Kosovës, ndërsa me Edi Ramën merrem vesh sikur të ishim vëllezër. Çdo shqiptar, nga kjo fjalë që Rama e censuroi, e kanë të qartë se çfarë përfaqëson Edi Rama, që është një anti-shqiptar i papërmbajtur. Ai është vasali i Vuçiçit dhe me mbrojtjen që i bën me sanksionet ndaj Rusisë, ai mbron dhe bëhet puthador indirekt i Putinit. Vetëm qumësht pluhur nga Serbia janë 16 mijë ton. Vjen nga Ballkani i Hapur. I keni dëgjuar prodhuesit e birrës se vëllezërit Karriç i thonë se nuk mund t'i përshatësh me Ballkanin e Hapur . Kjo ndodh për interesat e vëllezërve Karriç dhe Vuçiç

sali berisha

Sondazh

Poll