Bota

Zelenskyy i prerë: Nuk marrim pjesë në samitin e G20 nëse Putin është i pranishëm

Zelenskyy u ftua në takim nga presidenti i Indonezisë Joko ëidodo.

3 Nëntor 2022, 20:07 Nga e.k
Zelenskyy i prerë: Nuk marrim pjesë në samitin e G20 nëse
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20 në Indonezi nëse merr pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin. Deklaratën lideri ukrainas e bëri pas takimit që zhvilloi me presidentin e Greqisë.

“Qëndrimi im personal dhe qëndrimi i Ukrainës është që nëse lideri i Federatës Ruse merr pjesë, atëherë Ukraina nuk do të marrë pjesë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha ai.

Më herët gjatë 3 nëntorit, Zelensky tha se ka biseduar me Widodon për përgatitjet për samitin e G20-s, por edhe për marrëveshjen për eksportin e drithërave nga portet ukrainase në Detin e Zi. Zelenskyy u ftua në takim nga presidenti i Indonezisë Joko ëidodo.

lufta rusi-ukraine volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll