Bota

VIDEO/ Nuk ndalen protestat në Iran, studentët dalin sërish në rrugë. Garda: Do qëllohen ata që nxisin trazira

Sërish ata marshuan në rrugët e vendit ndërkohë që Garda Revolucionare ka përsëritur kërcënimin se do të merren masa ekstreme për ata që dalin në rrugë kundër regjimit në pushtet. 

3 Nëntor 2022, 19:55 Nga e.k
VIDEO/ Nuk ndalen protestat në Iran, studentët dalin sërish
Pamje nga protesta e studentëve në Iran

IRAN- Studentët  e Universitetit Islamik Azad të Shirazit kanë vijuar me protestat edhe ditën e sotme duke injoruar urdhrin e Gardes Revolucionare Islamike, e cila i paralajmëroi se do të qëlloheshin të gjithë ata që do të nxisnin trazirat. Ata u mblodhën sërish dhe të gjithë bashkë bëertisnin "Poshtë lideri suprem" si dhe duartrokisnin. 


Siç shihet edhe në video ata janë të shumtë në numër dhe kanë bllokuar një nga rrugët kryesore të vendit. 


Protesatat kanë vijuar edhe gjatë darkës. Sërish ata marshuan në rrugët e vendit ndërkohë që Garda Revolucionare ka përsëritur kërcënimin se do të merren masa ekstreme për ata që dalin në rrugë kundër regjimit në pushtet. Që nga 24 tetori, autoritetet e vendit filluan të dëgjojnë rastet e të paktën 900 protestuesve të akuzuar për "korrupsion në tokë", një term që përdoret shpesh për të përshkruar përpjekjet për të përmbysur qeverinë iraniane që dënohet me vdekje.

protestat ne iran

Sondazh

Poll