Bota

Dhunimi i të moshuarës/ Gjykata e Pejës cakton masat e sigurisë për 3 infermieret: 30 ditë burg

Sipas komunikatës së Gjykatës në Pejë, ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtat e kanë kryer veprën penale që ju vihet në barrë duke u mbështetur në provat që janë dorëzuar nga prokuroria. 

3 Nëntor 2022, 20:27 Nga I.A
Dhunimi i të moshuarës/ Gjykata e Pejës cakton masat e
Aurona Pelaj

KOSOVË- Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurave A.P, A.R dhe R.K për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale ‘sulmi‘. Gazeta Express shkruan se të pandehurave iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh.

Sipas komunikatës së Gjykatës në Pejë, ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtat e kanë kryer veprën penale që ju vihet në barrë duke u mbështetur në provat që janë dorëzuar nga prokuroria. Po ashtu ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë të cilët janë pjesë e stafit të shtëpisë së kujdesit shëndetësor ku ka ndodhur vepra penale e të cilët nuk janë identifikuar dhe deklaruar ende, si dhe ndikimit në deklaratën e të dëmtuarës pasi që e njëjta është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nuk është deklaruar ende. Gjithashtu, gjykata ka vlerësuar se me lënien e të pandehurave në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale apo i kryerjes së ndonjë vepre të re penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, shkallën e lartë të pjesëmarrjes së të pandehurave, si dhe faktin se në drejtim e tyre janë dërguar mesazhe kërcënuese, që në këtë fazë dyshohet se janë dërguar nga të pandehurat ose personat e shtyrë nga to.

“Andaj, duke u bazuar në rrethanat e rastit konkret, gjykata ka arritur në përfundim se në këtë fazë të procedurës është i nevojshëm caktimi i masës së paraburgimit për të tri të pandehurat me qëllim të pengimit të përsëritjes së veprës penale, kryerjes së ndonjë vepre të re penale apo ndikimit në dëshmitar”, thuhet në njoftim.

Gjykata vlerësoi edhe mundësinë e caktimit të ndonjë mase më të lehtë ndaj të pandehurave, mirëpo gjeti se masat e tjera të parapara me ligj si masa më të buta se masa e paraburgimit, nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për zhvillimin normal, të suksesshëm dhe të papenguar të procedurës penale Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

aurona pelaj dhunohet e moshuara ne peje

Sondazh

Poll