Bota

VIDEO/ Braverman viziton kampin e emigrantëve pas kritikave, fotografohet me helmetë në kokë, pritet me ulërima prej tyre

Në momentin që ajo u afrua në derën e madhe të kampit, emigrantët shpërthyen në ulërima, fishkëllima dhe bërtitje,  Vizita e Braverman vjen pas raportimeve se në këto kampe kanë shpërthyer sëmundje të ndryshme për shkak të kushteve të mjerueshme në të cilat jetojnë emigrantët.

3 Nëntor 2022, 17:09 Nga F.M
VIDEO/ Braverman viziton kampin e emigrantëve pas kritikave, fotografohet
Suella Braverman

BRITANI E MADHE- Suella Braverman ka vizituar qendrën e përpunimit të emigrantëve në Manston, Kent. E ndodhur në një presion pas deklaratave për emigrantët, kryesisht për shqiptarët që i ka konsideruar kriminelë, Sekretarja e Brendshme e ka zhvilluar këtë vizitë nën masa të rrepta sigurie. Ajo është parë teksa zbriste nga avioni me një helmetë pilotësh të stilit ‘top gun’ dhe hipi në një ‘BMË’ të zezë që ndiqej nga gjashtë mjete të tjera.

Në momentin që ajo u afrua në derën e madhe të kampit, emigrantët shpërthyen në ulërima, fishkëllima dhe bërtitje,  Vizita e Braverman vjen pas raportimeve se në këto kampe kanë shpërthyer sëmundje të ndryshme për shkak të kushteve të mjerueshme në të cilat jetojnë emigrantët.

Në këtë kamp jetojnë 3,500 njerëz, pavarësisht se ka një kapacitet maksimal për vetëm 1,600 prej tyre. Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha vetëm pak ditë më parë se shqiptarët po sillnin kriminalitet në Britani dhe se duheshin larguar sa më shpejt nga vendi. Ky reagim ka sjellë dhe një retorikë të ashpër nga kryeministri Edi Rama

Rama theksoi se nuk mund ta toleronte reagimin e Braverman, të cilin e konsideroi ‘të çmendur’ dhe një sjellje që ushqen ksenofobinë. Ai i bëri thirrje që të ndalojë 'diskriminimin' ndaj shqiptarëve në përpjekje për të justifikuar dështimet e politikave në Britani.

suella braverman

Sondazh

Poll