Bota

VIDEO/ Dalin para gjykatës tri infermieret për dhunë ndaj të moshuarës

Në një video të siguruar nga Klan Kosova shihen tri të dyshuarat duke u futur në sallën e gjykatës.

3 Nëntor 2022, 16:48 Nga I.A
VIDEO/ Dalin para gjykatës tri infermieret për dhunë ndaj të
Aurona Pelaj



KOSOVË- Tri infermieret e dyshuara për dhunën ndaj të moshuarës kanë dalë para gjykatës. Në një video të siguruar nga Klan Kosova shihen tri të dyshuarat duke u futur në sallën e gjykatës.

Nga ana tjetër, Oda e Infermierëve të Kosovës ka vendosur që t’ua tërheqë licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë. Ky vendim vjen pas një takimi urgjent që Oda e Infermierëve të Kosovës mbajti me prokurorinë dhe Këshillin Etik.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

orenda dhunohet e moshuara ne peje aurona pelaj

Sondazh

Poll