Aktualitet

U kapën me mina dhe armë në banesë/ Lihen në burg babë e bir në Shkodër, dëshmitë: S'e dija që i kisha në shtëpi

Gjatë fjalës së tyre në seancën plenare të zhvillluar ditën e sotme, ata kanë mohuar para togave të zeza të kenë lidhje me municionin luftarak.

3 Nëntor 2022, 15:02 Nga a.l
U kapën me mina dhe armë në banesë/ Lihen në burg
mina dhe arme te sekuestrua ne Shkoder

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka lënë në masën e sigurisë "arrest me burg" babë e bir, Petrit dhe Gledis Kubazi, të cilët u arrestuan disa ditë më parë në kuadër të operacionit "Qarku", ku në banesën e tyre u gjetën mina dhe armë. 

Gjatë fjalës së tyre në seancën plenare të zhvillluar ditën e sotme, ata kanë mohuar para togave të zeza të kenë lidhje me municionin luftarak. Babai Petrit Kubazi, pretendoi se nuk ishte në dijeni për armët dhe municionet që ndodheshin në banesën e tij. Sipas tij armët që u gjetën nga policia në banesë, i kishte sjellë djali. Petrit Kubazi pretendoi gjithashtu para togave të zeza se atij i pëlqen gjuetia dhe se nuk ka asnjë lidhje me municionet që u gjetën në banesë. 

Unë nuk e kam ditur aspak se ato armë dhe municioni ndodheshin në banesën time. Vetëm kur kam ardhur në komisariat kam pyetur djalin dhe ai më ka thënë se i kishte gjetur një natë më përpara në një vend, por nuk ka patur kohë të më tregojë sepse nuk jemi takuar. Të nesërmen në mëngjes erdhi policia. Armën e gjahut shotgun e kam me leje sepse unë jam gjuetar, ndërsa arma tjetër sportive edhe ajo është me leje dhe është e një të njohuri. Sa i përket pjesës tjetër të armatimit nuk kam patur asnjë ide se janë në banesën time. Radiot që janë gjetur ato ka tre vite që i kam sepse blihen kudo në internet dhe i kam përdorur për gjueti për të komunikuar. Unë kam punuar gjithë jetën time dhe më pëlqen gjuetia ndaj nuk kam asnjë lidhje me municionet”, ka thënë Petrit Kubazi.

Sakaq, djali i Petrit Kubazit, Gledisi Kubazi 20 vjeç deklaroi përpara gjykatës së tri minat me telekomanda të lidhura me telefon, tetë kallëpet e tritolit C4, kapsollat detonatore si dhe 50 fishekët i kishte gjetur një natë më përpara, ndërsa nuk e dinte se çfarë ishin. 

I kam gjetur rastësisht një natë më përpara por nuk ia kam vënë rëndësinë dhe nuk e kam ditur se çfarë janë konkretisht sepse nuk i njoh. I kam marrë pa e ditur se çfarë ishin dhe kam dashur që ta pyes babain se çfarë janë, por nuk kam patur kohë të flas me të sepse të nesërmen erdhi policia dhe nuk arrita që të komunikoj me babain”, mësohet të ketë thënë 20-vjeçari.

Nga kontrolli i 8 banesave në disa lagje të qytetit të Shkodrës u gjetën arsenal armësh, mina, tritol, fishekë dhe aparatë për bllokim valësh që dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë./ Dosja.al

lihen ne burg babe e bir ne shkoder mina dhe arme

Sondazh

Poll