Aktualitet

EMRI/ Ishte në kërkim për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh, arrestohet mjeku 52-vjeçar në Tiranë

Mjeku do të vuajë dënimin me 11 muaj e 25 ditë burg të vendosur nga Gjykata e Tiranës.

3 Nëntor 2022, 13:13 Nga a.l
EMRI/ Ishte në kërkim për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh,
FOTO ILUSTRIM

TIRANË- Ilir Hoxha me profesion mjek, është arrestuar sot nga Policia e Tiranës. Policia njofton se Hoxha ishte shpallur në kërkim për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit ndaluan shtetasin në kërkim Ilir Hoxha, 52 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 11 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim", njofton policia. 

Për këto vepra penale, mjeku do të vuajë dënimin me 11 muaj e 25 ditë burg të vendosur nga Gjykata e Tiranës./Dosja.al

arrestohet mjeku ne tirane falsifikim dokumentash dhe korrupsion

Sondazh

Poll