Aktualitet

Deklaroi se ishte i dehur dhe nën efektin e drogës, Dyrmishi "nuk bind" gjykatën greke, lihet në paraburgim

Dyrmishi ka thënë parë gjykatëses se në momentin e përdhunimit ka qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës dhe se nuk ka kryer krime të ngjashme në të kaluar. Por kjo deklaratë e tij nuk i ka binduar autoritetet greke të cilat i kanë caktuar masën e paraburgimit.

3 Nëntor 2022, 14:49 Nga d.a.
Deklaroi se ishte i dehur dhe nën efektin e drogës, Dyrmishi "nuk
Spartak Dyrmishi

GREQI- 45-vjeçari shqiptar Spartak Dyrmishi, i xili akuzohet për përdhnimin e një 34-vjeçareje greke, ka dalë sot para gjykatës në Athinë.

Sipas mediave vendase, Dyrmishi ka thënë parë gjykatëses se në momentin e përdhunimit ka qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës dhe se nuk ka kryer krime të ngjashme në të kaluar. Por kjo deklaratë e tij nuk i ka binduar autoritetet greke të cilat i kanë caktuar masën e paraburgimit.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme ka dalë një tjetër dëshmi për ngacmim seksual nga Dyrmishi, kjo pasi një 67-vjeçare pasi ka parë foton e tij, e ka njohur nga koka dhe nga tatuazhi, ka denoncuar në polici se disa muaj më parë ai e ka ndjekur deri në shtëpi ku më pas ka ulur pantallonat dhe është masturbuar.

Shqiptari Spartak Dyrmishi është autor i një përdhunimi dhe disa sulmeve që u ka bërë disa grave që qarkullonin natën nëpër Athinë. Sipas personave që e njihnin nga afër, 45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë. Aktualisht jetonte me të ëmën, të cilën gjithashtu e kishte dhunuar disa herë.

spartak dyrmishi policia greke

Sondazh

Poll