Aktualitet

Plagosi me thikë 45- vjeçarin në Sarandë, arrestohet i riu i dënuar për trafik droge dhe vjedhje (EMRI)

34- vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi rezulton person me precedentë penal

3 Nëntor 2022, 13:54 Nga a.l
Plagosi me thikë 45- vjeçarin në Sarandë, arrestohet i riu
Geart çoçka

SARANDË- Geart Çoçka është arrestuar sot nga policia e Sarandës pasi ditën e djeshme goditi me thikë një 45-vjeçar, duke e lënë të plagosur.  Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, situata ka agravuar dhe Çoçka ka plagosur me thikë 45-vjeçarin e identifikuar me iniciale A. B.

34- vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi rezulton person me precedentë penal, më konkretisht i dënuar për “prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, “vjedhje” disa herë. Policia njofton se lidhur me ngjarjen është proceduar në gjendje të lirë një 40- vjeçar i identifikuar me iniciale A.M., pasi dha dëshmi të rreme për sherrin.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit G. Ç., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka dhënë deklarim të rremë për rrethanat e ngjarjes", njofton policia.

Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

 

plagosje me thike ne sarande arrestohet geart cocka

Sondazh

Poll