Aktualitet

Punonjësi i OSHEE-së plagos me thikë kolegun në Vlorë, policia arreston autorin

Sherr mes kolegëve në Vlorë. Një person i lënduar.

3 Nëntor 2022, 13:48 Nga A.B
Punonjësi i OSHEE-së plagos me thikë kolegun në Vlorë,
Ambulance

VLORË- Plagosje në Vlorë! Dy punonjës të OSHEE-së janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin që më pas u përshkallëzua me përdorimin e mjeteve prerëse. Policia informon se personi me inicialet N.ZH, goditi me thikë personin me inicialet K.SH. E gjithë ngjarja ka ndodhur në zonën e 'Ujit të Ftohtë' në Vlorë.

Policia ka kryer ndalimin e personit që qëlloi me thikë, ndërsa ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, shoqërohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autori i dyshuar. Paraditen e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).

plagosje ne vlore vlore

Sondazh

Poll