Politike

Samiti për procesin e Berlinit, Scholz: Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor

Scholz është shprehur se Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor dhe se procesi i Berlinit do të nxisë integrimin.

3 Nëntor 2022, 09:20 Nga A.B

Samiti për procesin e Berlinit, Scholz: Europa është e plotë

GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ishte i pari që mori fjalën në nisje të samitit për procesin e Berlinit. Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur se Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor dhe se procesi i Berlinit do të nxisë integrimin.

'Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor dhe se procesi i Berlinit do të nxisë integrimin. Është detyra jonë që ta kthejmë këtë detyrë në realitetJu dhe 6 vendet e Ballkanit perëndimor i përkisni demokracisë së lirë dhe të pavarur evropiane. Anëtarësimi juaj është në interesin tonë. Premtimi për një të ardhme evropiane, është detyra jonë për ta kthyer në realitet. Kjo është ajo që na mbledh këtu të gjithë bashkë. Jam i kënaqur të shoh se ky vizion është i ngjashëm për të gjithë ne. Bashkë, jemi të bindur se Procesi i Berlinit jo vetëm që do të ndikojë në lëshimin e potencialit të madh bashkëpunues, por do të gëzojë BE-në në çdo sanksion të saj. Sot, ju liderët e Ballkanit Perëndimor po plotësoni 3 marrëveshje të rëndësishme që do të ndihmojnë në lehtësimin e mirëqenies për qytetarët tuaj.’- u shpreh Scholz.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një fokus në samit do të marrë edhe kriza energjetike. Samiti do të nisë në orën 09:00, ndërsa përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, pritet të marrë pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, si edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

procesi i berlinit olaf scholz

Sondazh

Poll