Bota

Vjosa Osmani i nënshtrohet operacionit, presidenca: Ka hequr tëmthin

Osmani i ka kaluar përgjegjësinë deri kur të rikthehet në detyrë, Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

3 Nëntor 2022, 07:11 Nga A.B
Vjosa Osmani i nënshtrohet operacionit, presidenca: Ka hequr tëmthin
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një operacioni. Kjo është bërë e ditur nga zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, ku thuhet se mbrëmjen e djeshme ajo iu është nënshtruar një intervenimi kirurgjikal.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, thuhet në këtë komunikatë.

Osmani i ka kaluar përgjegjësinë deri kur të rikthehet në detyrë, Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

“Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë”.- thuhet nga presidenca.

Osmani ishte operuar edhe më parë kur kishte ngushtuar lukthin, por atëherë nuk kishte njoftuar mediat dhe as nuk kishte deleguar kompetencat. Operacionin e kishte kryer në Turqi ndërsa këtë të fundit në një spital privat në Kosovë.

operohet vjosa osmani vjosa osmani

Sondazh

Poll