Bota

Dhunimi i të moshuarës në Pejë, mediat serbe: Punonjëset talleshin dhe e gjuanin me shpulla 

Novosti dhe Kosovo Online, të dyja media serbe kanë përshkruar qeshjen që i bëhej të moshuarës nga kujdestaret ndërkohë që infermierja i gjuante me shpulla koke.

2 Nëntor 2022, 20:18 Nga I.A
 
Dhunimi i të moshuarës në Pejë, mediat serbe:
Momenti i dhunes

SERBI- Mediat serbe i kanë bërë jehonë lajmin për dhunimin e një të moshuare në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë. Novosti dhe Kosovo Online, të dyja media serbe kanë përshkruar qeshjen që i bëhej të moshuarës nga kujdestaret ndërkohë që infermierja i gjuante me shpulla koke. Po ashtu shkruhet se policia e ka referuar këtë rast në prokurori dhe se janë punësuar dy prokurorë për tu marrë me këtë çështje. 

Shkrimi i Plotë: 

Një infermiere e tretë është arrestuar pas publikimit të një videoje ku shihet duke rrahur një grua të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. "Tani janë tre persona që janë arrestuar. Janë tri vepra të ndryshme, i pari akuzohet për veprën penale “sulm”, i dyti për “ndihmë në veprën penale të sulmit”, dhe i treti për “incizim të paautorizuar”, tha Gashi. Në video shihen punëtoret teksa qeshin dhe filmojnë teksa godasin me shuplakë dhe shtyjnë banoren e shtëpisë. Zëdhënësi i Policisë në Pejë ka theksuar se rasti tashmë ka kaluar në sektorin për krime të rënda. Pas publikimit të videos, Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë ka punësuar dy prokurorë dhe ka autorizuar policinë që të të Kosovës të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ndaj personave të përfshirë në atë vepër penale.

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

aurona pelaj dhunohet e moshuara ne peje

Sondazh

Poll