Politike

Korreshi: Do të ketë përpjekje tjetër për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhje

Në një intervistë për Report Tv, Korreshi tha se demokratët duhet që të trajtohen me më shumë respekt dhe jo në këtë mënyrë. 

2 Nëntor 2022, 17:25 Nga I.A
Korreshi: Do të ketë përpjekje tjetër për të
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka deklaruar se shpreson që të ketë një përpjekje tjetër për një marrëveshje mes dy palëve për të dalë në zgjedhjet lokale me një kandidat të përbashkët. Në një intervistë për Report Tv, Korreshi tha se demokratët duhet që të trajtohen me më shumë respekt dhe jo në këtë mënyrë.     

"Kjo është në dorë të të më mëdhenjve, por unë dua që të dalim me kandidatë të përbashkët. Mendoj se kjo nuk është hera përpjekja e fundit që do bëhet për bashkimin e demokratëve. Unë kurrë nuk do të bëj pjesë në një parti tjetër. Ata që shiten e blihen disa herë. Nuk e di se kush ka bërë më shumë pazare me Ramën. Nuk ka shance që demokratët të jenë më e vogël për LSI. Unë nuk kam thënë asnjëherë problem. Nuk dua që të jem tifoz i kësaj situatë. Demokratët nuk trajtohen kështu. Nuk jemi në kohën e Enver Hoxhës," tha Korreshi

saimir korreshi

Sondazh

Poll