Politike

Protesta e 12 nëntorit/ Meta: Të na bashkohen të gjithë të rinjtë, koha e nëpërkëmbjes së qytetarëve ka marrë fund

2 Nëntor 2022, 17:29 Nga DOSJA
Protesta e 12 nëntorit/ Meta: Të na bashkohen të gjithë
Ilir Meta

Ilir Meta: Garantimi i të ardhurave jetike për shtresat në nevojë, konsolidimi i shtresës së mesme të shoqërisë që Rilindja i ka shpallur luftë të programuar se forcimi e zgjerimi i saj është garanci për demokracinë. Ndaj qëllimisht me arrogancë injorohen kërkesat e pedagogëve. Dje partia takim me përfaqësi të prindërve parashkollor për një kopsht që është mbyllur. Për shkak të ramaformës po bëhet çdo përpjekje për të zvarritur procedurat ndërsa fëmijët pësojnë traumë. Arbitraritet që nu kursen s shëndetin mendor të vogëlueshve. Ç’mund të presësh nga një skizofren? PL fton qytetarët që në 12 nëntor të thonë fjalën e tyre. Të jenë të gjithë së bashku për të dhënë mesazhin se koha e arbitraritetit e nëpërkëmbjes të drejtave të shqiptarëve, ka marrë fund. I ftoj të gjithë të rinjtë e Shqipërisë të bashkohen me moton për të larguar qeverinë grabitëse të të ardhmes së tyre e për ti dhënë fund largimit të të rinjve nga Shqipëria. E thanë edhe britanikët, është plan për shpopullimin e vendit që të rrinë  një pakicë e pasur. Projekti ka marrë fund. për këtë jemi angazhuar që në 25 Korrik. Shqipëria do i përkasë të rinjve e shqiptarëve. Ju falenderoj për angazhimin tuaj. Mbrëmjen e 14 majit jam i sigurt do jemi të gjithë në shesh të festojmë rikthimin e demokracisë, por duhen shtuar përpjekjet që kjo të bëhet që më përpara. PL do përmbushë misionin historik përmes bashkëpunimit që bazohet mbi vlerat më të larta të atdhedashurisë

Sondazh

Poll