Politike

Përplasja e fortë Rama-Bushati në Kryesi, ish-ministri kundër shkarkimeve: S’jemi gjyqtarë, përgjegjësia për Valdrinin

28 Gusht 2019, 19:05 Nga DOSJA
Përplasja e fortë Rama-Bushati në Kryesi, ish-ministri

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka dalë kundër vendimit të Edi Ramës për shkarkimet e drejtorëve në Shkdoër. Përplasja Rama- Bushati ka ndodhur në Kryesi, aty ku është diskutuar situata në Shkodër, pas rastit të Valdrin Pjetrit.

Pakënaqësinë me Kryeministrin, për menaxhimin dhe reagimin pas rastit “Pjetri”, Bushati e tregoi dhe ëpr mediat, ku tha se të gjithë duhet të marrin një përgjegjësi për vendosjen e Valdrinit si kandidat në Shkdoër.

Po ashtu ai u shpreh i qartë kundër vendimit të Ramës për të shkarkuar të gjithë drejtorët, pasi tha se  ata janë jashtë ngjajres dhe nuk kanë asnjë lidhje me të.

Ne kemi pasur një diskutim. Çështja ka qenë situata në Shkodër e krijuar pas 30 qershorit. I kam bërë një letër kryesiës së PS. Që delegimin tim në 2015 kam pasur mundësinë për të trajtuar disa fenomene. Ne jemi një familje politike. Me rastin e fundit në Shkodër kemi para nesh pikën e derdhjes. Pas 30 viteve PS ka mundësinë t’i orfojë vendit njerëzit më të mirë. Kjo nuk mund të bëhet duke shkarkuar në masë njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me situatën e krijuar. Ne nuk jemi as prokurorë as gjyqtarë. Ne kemi përgjegjësinë për trajtuar këtë fenomen. Rrënjët e tij kanë nevojë për një reformë politike që të sjellë një sistem të ri llogari dhënës. në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është individuale ne na takon të marrin masa dhe të krijojmë sistemi imunitare. Jam krejt i bindur nga kontaktet që kam pasur se ne kemi përgjehgjësinë e madhe për ta trajtuar këtë fenomen. PS është partia e intelektitetit. Ato gabime qe kemi bërë, i kemi përjashtuar nga radhët tona“, tha Bushati.

Partia Socialiste ka mbledhur sot Kryesinë, por s’ka mundur të marrë një vendim. PS nuk ka gjetur një emër për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin. Rama ka kërkuar nga drejtorët rajonalë në Shkodër që të japin dorëheqjen, për të rregulluar imazhin e PS. Ditmir Bushati ka dalë kundër partisë duke thënë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me shkarkime të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. Për Ballën, Pjetri ka përgjegjësi personale.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama mbledhja e kryesise se ps 28 gusht 2019 perplasje ne kryesi vadrin pjetri ditmir bushati edi rama mbledhja e kryesise se ps 28 gusht 2019 perplasje ne kryesi vadrin pjetri

Sondazh

Poll