Politike

“Përgjegjësi personale”, Balla flet për rastin “Pjetri”: Shkodra do riformatohet

28 Gusht 2019, 18:56 Nga DOSJA
“Përgjegjësi personale”, Balla flet për rastin

TIRANË- Taulant Balla, numri 2 i Partisë Socialsite ka folur në përfundim të mbledhjes së Kryesisë. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se Shkodra do t’i nënshtrohet një procesi rrënjësor riformatimi.

 “Kishim një mbledhje kryesie të partisë e cila ishte e fokusuar sa i përket një prezantimi që ka të bëjë me një axhendë pune intensive, që paraprinë zgjedhjet në PS. Siç e dini PS është e vetmja forcë që është në një proces të vazhdueshëm ristrukturimi. Ne kemi argumentuar nevojën që në strukturën e PS Shkodër të ndërmarrim një hap të rëndësishëm rigjenerimi, që është një proces që për shkak të zgjedhjeve, do të zhvillohen në të gjitha bashkitë, por veçanërisht në Shkodër. Kemi marrë vendimin për të pasur një vëmendje të veçantë, procesin e riformatimit të PS Shkodër”, tha Balla.

Ndërkohë për rastin Pjetri, Balla tha se gjithçka është përgjegjësi personale e tij, por nuk tregoi emrin e zëvendësuesit të Kooridnatorit për Qarkun Shkodër.

 “Valdrin Pjetri për shkak të problemeve me drejtësinë në të kaluarën dha dorëheqjen.  Ai kishte kryer një vepër, që përfshihej në sferën e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik. Kryeministri ka shprehur edhe sot gatishmërinë që personat që nuk deklarojnë të kaluarën e vet, të merren masa ndaj këtyre personave”, përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i PS.

Partia Socialiste ka mbledhur sot Kryesinë, por s’ka mundur të marrë një vendim. PS nuk ka gjetur një emër për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin. Rama ka kërkuar nga drejtorët rajonalë në Shkodër që të japin dorëheqjen, për të rregulluar imazhin e PS. Ditmir Bushati ka dalë kundër partisë duke thënë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me shkarkime të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. Për Ballën, Pjetri ka përgjegjësi personale.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mbledhja e kryesise se ps 28 gusht 2019 taulant balla valdrin pjetri mbledhja e kryesise se ps 28 gusht 2019 taulant balla valdrin pjetri

Sondazh

Poll