Politike

“Të gjithë drejtorët të dorëhiqen”, kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër: Prioritet gratë

28 Gusht 2019, 17:13 Nga DOSJA
“Të gjithë drejtorët të dorëhiqen”,

TIRANË- Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadia, ka dalë në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të qarkut Shkodër

Në një prononcim për mediat ajo u shpreh se është marrë vendimi që të shkarkohen të gjithë drejtorët aktualë rajonalë dhe se prioritet për plotësimin e vendeve vakante do të kenë femrat.

Ndjej të domosdoshme të bëj një komunikatë. Të gjithë drejtorët e bashkisë Shkodër iu komunikua se duhet të japin dorëheqjen. Vendet do të plotësohen nga persona që do jenë brenda këtyre institucioneve. Do ngrihet një komision qytetar për të përcaktuar zëvendësuesit. Prioritet do të kenë në këto vende vakante që do të krijohen gratë, për të qenë drejtuese të këtyre institucioneve”, u shprej Kadia.

Partia Socialiste ka mbledhur sot Kryesinë, por s’ka mundur të marrë një vendim. PS nuk ka gjetur një emër për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin. Rama ka kërkuar nga drejtorët rajonalë në Shkodër që të japin dorëheqjen, për të rregulluar imazhin e PS. Ditmir Bushati ka dalë kundër partisë duke thënë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me shkarkime të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. Për Ballën, Pjetri ka përgjegjësi personale.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike brisela kadia edi rama mbledhja e kryesise se ps 28 gusht 2019 shkarkimi i drejtoereve brisela kadia edi rama mbledhja e kryesise se ps 28 gusht 2019 shkarkimi i drejtoereve

Sondazh

Poll