Politike

Detajet nga mbledhja e Ramës me drejtorët e Shkodrës: Jepni dorëheqje, se kam personale

28 Gusht 2019, 16:31 Nga DOSJA
Detajet nga mbledhja e Ramës me drejtorët e Shkodrës: Jepni

TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama ka mbledhur sot drejtorët rajonalë në Shkodër, ku u ka treguar dhe vendimet që ai ka marrë. Dosja.al ka mundur që të mësojë detaje nga kjo mbledhje, ku bëhet me dije se Rama u ka kërkuar të gjithëve që të japin dorëheqje.

Kryeministri i vendit u ka thënë drejtorëve burra që të japin të gjithë dorëheqjen, ndërsa për drejteuset gra do të ketë një rishikim të pozicioneve të rye. Sipas burimeve këto lëvizje bëhen për të ndryshuar imazhin e Partisë Socialiste në Shkodër, pas largimit të Valdrin Pjetrit.

Nuk kam asgjë personale, me asnjë nga ju por këto ndryshime bëhen vetëm për të krijuar një imazh të ri të PS-së në Shkodër”, mësohet të ketë thënë numri 1 i qeverisë.

Partia Socialiste ka mbledhur sot Kryesinë, por s’ka mundur të marrë një vendim. PS nuk ka gjetur një emër për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin. Rama ka kërkuar nga drejtorët rajonalë në Shkodër që të japin dorëheqjen, për të rregulluar imazhin e PS. Ditmir Bushati ka dalë kundër partisë duke thënë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me shkarkime të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. Për Ballën, Pjetri ka përgjegjësi personale.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e kryesise se ps 28 gusht 2019 rama me drejtoret e shkodres edi rama mbledhja e kryesise se ps 28 gusht 2019 rama me drejtoret e shkodres

Sondazh

Poll