Politike

“Duhet të shfaroset”, Bushati del hapur kundër PS-për Pjetrin: Shkarkimet e drejtorëve, për të shmangur vëmendjen

28 Gusht 2019, 18:10 Nga DOSJA
“Duhet të shfaroset”, Bushati del hapur kundër PS-për

TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Ditmir Bushati, ka treguar se ai i ka dërguar një letër Kryesisë së PS, dhe është shprehur se është kundër Valdrin Pjetrit dhe vendosjes së tij si kandidat në Shkodër.

Për Pjetrin ai tha se është pika e derdhjes e një fenomeni që duhet të shfaroset. “Çështja ka qenë dhe situata në Shkodër. Unë i kam bërë një letër kryesisë së Partisë për këtë gjitha ato që kam parë aty. Ne jemi një familje dhe shumë çështje i trajtojmë brenda forumeve. Me rastin e fundit në Shkodër kemi pikën e derdhjes për një fenomen që duhet ta trajtojmë në mënyrë agresive të mundshme. Ne kemi mundësinë që ti ofrojmë njerëzve më të mirët”, tha Bushati.  

Më tej ai ka dalë dhe kundër vendimit për shkarkimin e drejtorëve në Shkdoër, duke i quajtur ata të pafajshëm.

Kjo nuk është një çështje që trajtohet as me zhvendosje vëmendjeje për shkarkime në masë për njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me këtë ngjarje, si një fajësi me situatë e krijuar. Kjo është një çësthje që që shkon përtej mureve të PS”, tha Bushati.

Partia Socialiste ka mbledhur sot Kryesinë, por s’ka mundur të marrë një vendim. PS nuk ka gjetur një emër për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin. Rama ka kërkuar nga drejtorët rajonalë në Shkodër që të japin dorëheqjen, për të rregulluar imazhin e PS. Ditmir Bushati ka dalë kundër partisë duke thënë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me shkarkime të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. Për Ballën, Pjetri ka përgjegjësi personale.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama mbledhja e kryesise se ps 28 gusht 2019 valdrin pjetri ditmir bushati edi rama mbledhja e kryesise se ps 28 gusht 2019 valdrin pjetri

Sondazh

Poll