Politike

Heshtja për Kajmakun, Basha sulmon Ramën: Rilindja organizatë kriminale, vepron me kode mafioze

28 Gusht 2019, 17:43 Nga DOSJA
Heshtja për Kajmakun, Basha sulmon Ramën: Rilindja organizatë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish në lidhje me akuzat që PD po i bën Agim Kajmakut. Në një reagim në Facebook, Basha kërkon që Rama të flasë për këtë çëshjte, dhe shton se kryeministri dhe e gjithë qeveria po heshtin se përdorin kodin e mafias që njihet si “omerta”.

Numri një i opozitës, shkruan se “me heshtjen e tij Edi Rama mbron dhe promovon kriminelë dhe hajdutë dhe i përdor ata për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me ta pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit”.

REAGIMI I PLOTË

OMERTA – KODI MAFIOZ I HESHTJES

Si në çdo organizatë kriminale, edhe në grupin e strukturuar kriminal të Rilindjes së Edi Ramës vepron kodi i heshtjes që në zhargonin mafioz njihet si “omerta”.

Omerta për bankimatin personal Dako, omerta për Pjetrin, omerta për Jorgo Kajmakun, omerta për milionat e vjedhura shqiptarëve dhe miliona të tjera të shpenzuara për luks pushtetarësh kur shqiptarët zhyten në papunësi dhe varfëri.

Me heshtjen e tij Edi Rama mbron dhe promovon kriminelë dhe hajdutë dhe i përdor ata për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me ta pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, as punësim as mirëqënie sepse pushtetarët e korruptuar, kriminelët dhe oligarkët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën, mirëqenien dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Partia Demokratike ka vijuar dhe sot me akuzat kundër Agim Kajmakut, kreut të Bashkisë së Vorës. Më herët gjatë ditës së djeshme, mumri dy i PD, Gazment Bardhi, ka publikuar dokumente të reja, ku sipas tij vërtetojnë se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në vitin 2003 është Agim Kajmaku. Prokuroria i ka kërkuar PD t’i vendosë në dispozicion të gjitha informacionet që ka dhe ka marrë përgjigje nga Gazment Bardhi. Po ashtu ka ardhur dhe një reagim nga Agim Kajmaku, i cili i mohon të gjitha akuzat që janë bërë kundër tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun heshtja e qeverise per kajmakun lulzim basha agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun heshtja e qeverise per kajmakun lulzim basha

Sondazh

Poll