Politike

Reforma e bregdetit, Rama tregon detaje: Si do i mbrojmë plazhet vitin tjetër

28 Gusht 2019, 14:55 Nga DOSJA
Reforma e bregdetit, Rama tregon detaje: Si do i mbrojmë plazhet vitin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një reagim në Facebook, ka treguar detaje për reformën e vijës bregdetare. Në postimin e tij Rama shkruan se do të jeë mbi 12 mijë fotografi që do të kenë një pasqyrë digjitale për të nisur kontrollin dhe mbrojtjen e të gjithë bregdetit.

“Të gjitha institucionet dhe strukturat të shtetit, të cilat do të përfshihen në zbatimin e Ligjit të ri për Vijën Bregdetare, do ta përdorin këtë pasqyrë për planifikime, verifikime dhe operacione në terren, në funksion të qëllimit për t’u ofruar qytetarëve një Shqipëri turistike shumë më cilësore’, shkruan Rama.

POSTIM I PLOTË

KA NiSUR PUNA… për Vijën Bregdetare 2020

12 mijë e 132 fotografitë e para, të cilat mbulojnë 180km bregdet me plazhe dhe mbi 30 mijë të tjera, që do t’u bashkangjiten në javët në vijim, përbëjnë pasqyrën digjitale të reformës së nisur për kontrollin, mbrojtjen dhe zhvillimin e Vijës sonë Bregdetare?

Kjo pasqyrë digjitale, e cila do të përditësohet vijimësisht, do të prodhojë të gjitha të dhënat e nevojshme për pronësinë publike a private, ndërtimet abuzive, aktivitetet hoteliere dhe njësitë e shërbimit (bashkë me statusin e tyre juridik e tatimor), hotspotet mjedisore, monumentet e kulturës e zonat e mbrojtura?

Të gjitha institucionet dhe strukturat të shtetit, të cilat do të përfshihen në zbatimin e Ligjit të ri për Vijën Bregdetare, do ta përdorin këtë pasqyrë për planifikime, verifikime dhe operacione në terren, në funksion të qëllimit për t’u ofruar qytetarëve një Shqipëri turistike shumë më cilësore; me plazhe të lira, shërbime publike të aksesueshme dhe shërbime tregtare të formalizuara, mjedis të mbrojtur e zhvillim të qëndrueshëm të infrastrukturës së mikpritjes⛱ #ShqipëriaqëDuam️??

Gjatë muajve të verës Policia në bashkëpunim me strukturat e tjera të shtetit mori një aksion “Palzhi i lirë” dhe ka hequr mijëra çadra dhe shezlong nga plazhet. Sipas Ramës aksioni ishte i suksesshëm, pasi u liruar plazhe që ishin zaptuar prej vitesh.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama plazhi i lire reforma ne bregdet edi rama plazhi i lire reforma ne bregdet

Sondazh

Poll