Politike

Arrestimi i falsifikatorëve të biletave, Veliaj: Kush shkel ligjin, qërohet nga Tirana

28 Gusht 2019, 13:06 Nga DOSJA
Arrestimi i falsifikatorëve të biletave, Veliaj: Kush shkel ligjin,

TIRANË– Kryebashkiaku  i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për arrestimin e 8 personave të përfshirë në falsifikimin e biletave të urbanit. 

Veliaj ka përshëndetur  aksionin e policisë, e cila që bëri të mundur goditjen e një rrjeti falsifikatorësh të biletave të transportit publik urban në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj falenderon uniformat blu për këtë ndërhyrje dhe vënien para drejtësisë tashmë të përgjegjësve të këtij falsifikimi.

 “Mirenjohje Policisë së Shtetit për ndërhyrjen energjike kundër abuzimit! Kush provohet fajtor, qërohet nga Tirana”, – shkruan Veliaj.  

Ditën e sotme u arrestuan 4 pronarë të kompanive të transportit publik në Tiranë, dhe 4 punëtorë. Të arrestuarit, falsifikonin biletat, për të shmangur detyrimet tatimore. Në pranga bosi i Ferlutit dhe Tiranës së Re. Fatos Vrapi, ortak biznesi me Blendi Gonxhen. Sekuestrohen 150 mijë bileta, me vlerë 60 mln lekë të vjetra.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erjon veliaj skema e mashtrimit me bileta urbani erjon veliaj skema e mashtrimit me bileta urbani

Sondazh

Poll