Politike

Negociatat/ Kukan ‘zbeh’ shpresat: Shqipëria ka më pak mundësi, Maqedonia e Veriut merr datën në vjeshtë

28 Gusht 2019, 12:28 Nga DOSJA
Negociatat/ Kukan ‘zbeh’ shpresat: Shqipëria ka më pak

BE- Ish- deputeti i Parlamentit Evropian Eduard Kukan ka folur për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kukan thekson se Shqipëria ka më pak mundësi për marrjen e një date këtë vjeshtë, ndërsa i hap dritën jeshile Maqedonisë së Veriut, ku shprehet se ky vend mund të marrë një datë në Shtator. 

Në një intervistë për mediet sllovake,  Kukan, i cili kryesoi Grupin Punues të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së tij në PE, shpjegon se Maqedonia e Veriut ka vite që i plotëson kriteret, por Unioni po e shtyn hapjen e negociatave.

Maqedonisë së Veriut mund t’i jepej një datë specifike në samitin evropian në vjeshtë, të cilën unë e konsideroj realiste,” thotë ish-deputeti.

Nga ana tjetër, ai është i vetëdijshëm se edhe Tirana po pret një hap të ngjashëm, Kukan beson se situata në Shqipëri është krejtësisht e ndryshme, duke thënë se:

Ata duhet të zbatojnë një reformë të madhe gjyqësore, opozita bojkoton parlamentin dhe, mbi të gjitha, shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromise”, theksoi ai, duke shtuar se do të ishte joreale që Shqipëria të merrte datën për momentin.

I pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve sa i përket çështjes së Kosovës, e cila po qarkullonte rreth një vit më parë, ai vlerëson se nuk ishte vetëm një strategji fushate.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eduard kukan integrimi ne be maqdonia e veriut negociatat shqiperia eduard kukan integrimi ne be maqdonia e veriut negociatat shqiperia

Sondazh

Poll