Sport

CHAMPIONS/ Tottenham kualifikohet mes drithërimave, Liverpool i shkakton Napolit humbjen e parë në sezon! (Rezultatet e tjera)

Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e raundit të fundit të grupeve të Champions League. Në Grupin D, aty ku ishte një 'luftë' e vërtetë deri në minutën e fundit, skuadrat që kualifikohen në raundin tjetër janë Frankfurt dhe Tottenham.

1 Nëntor 2022, 22:52 Nga DOSJA

CHAMPIONS/ Tottenham kualifikohet mes drithërimave, Liverpool i shkakton

EUROPË- Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e raundit të fundit të grupeve të Champions League. Në Grupin D, aty ku ishte një 'luftë' e vërtetë deri në minutën e fundit, skuadrat që kualifikohen në raundin tjetër janë Frankfurt dhe Tottenham.

Gjermanët mundën me përmbysje Sporting Lisbon me shifrat 1-2, ndërsa ekipi i Contes fitoi në fund 1-2 përballë Marseille. Në Grupin C, Bayern Munich fiton ndaj Interit me shifrat 2-0. Golat u shënuan nga Pavard në minutën e 32' dhe Choupo-Mouting në 72', ndërkohë në këtë grup Barcelona fiton ndaj Plzen me shifrat 4-2.

Liverpool i shkakton humbjen e parë Napolit, dy skuadrat mbyllin Grupin A në kuotë të barabartë pikësh, pikërisht me nga 15. Në 'Anfield' vendos goli i Salah në minutën e 85' dhe më pas i Nunez. Ndërkohë që Rangers-Ajax përfundoi me shifrat 1-3.

E.Ç (Dosja.al)

champions league inter bayern

Sondazh

Poll