Aktualitet

Përdhunimet/ Spartak Dyrmishi shkon në hetuesi, të enjten do të kërkojë falje: Droga e alkooli më shkaërruan jetën

Ai kishte veshur një jelek antiplumb dhe një xhup me kapuç që i mbulonte kokën, duke i zbuluar tatuazhin me dy vija në krahun e majtë.

1 Nëntor 2022, 17:23 Nga I.A
Përdhunimet/ Spartak Dyrmishi shkon në hetuesi, të enjten do
Momenti kur shkoi ne hetuesi

GREQI- Pasditen e së martës “përdhunuesi me tatuazh” i Paleo Faliros u soll në gjykatat e ish-shkollës Evelpidon, për t’u paraqitur në hetuesi. 45-vjeçari kërkoi dhe mori afat për të kërkuar falje pasnesër, e enjte. Spartak Dyrmishi u soll në hetuesi të Parë të rregullt pa avokat. Protothema shkruan se ai kishte veshur një jelek antiplumb dhe një xhup me kapuç që i mbulonte kokën, duke i zbuluar tatuazhin me dy vija në krahun e majtë. 

“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin e alkoolit kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai oficerëve të policisë së Athinës që po trajtojnë rastin. 

Bëhet e ditur se akuzat që i atribuohen janë përdhunim, tentativë përdhunimi dhe rrëmbim personi. Kujtohet se 45-vjeçari u arrestua pasi akuzohet për përdhunimin e një 34-vjeçareje në Paleo Faliro si dhe tentativën për dhunim të një gruaje tjetër në të njëjtën zonë. 

Prej disa ditësh ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi është vërtetuar shkencërisht se shqiptari Spartak Dyrmishi është autor i një përdhunimi dhe disa sulmeve që u ka bërë disa grave që qarkullonin natën nëpër Athinë. Sipas personave që e njihnin nga afër, 45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë. Aktualisht jetonte me të ëmën, të cilën gjithashtu e kishte dhunuar disa herë.

spartak dyrmishi

Sondazh

Poll