Aktualitet

Humb turisti spanjoll, gjendet pas 4 orësh kërkime në Himarë

Ai kishte dalë për eksplorimin e territorit, kur kishte humbur rrugën.

1 Nëntor 2022, 15:42 Nga F.M
Humb turisti spanjoll, gjendet pas 4 orësh kërkime në Himarë
Turisti dhe ekipi

HIMARË- Një turist spanjoll ka humbur dhe është gjetur pas katër orësh kërkime në zonën e Himarës. Forcat zjarrfikëse u vunë në kërkim të turistit, kur ky i fundit dha sinjalin ‘SOS’ në vendin e quajtur Shën Theodhori, mbi Shpellën e Piratëve. Ai kishte dalë për eksplorimin e territorit, kur kishte humbur rrugën.

Pas gjetjes së turistit, i gjithë ekipi ka bërë dhe një foto me spanjollin. Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer në hotelin ku ishte akomoduar.

shpella e pirateve humb turisti spanjoll

Sondazh

Poll